U tha se braktisi Berishën pas vendimit për t’u rikthyer në SHBA, Evi Kokalari paralajmëron ‘surpriza’

0

Pak orë pasi njoftoi distancimin nga politika në Shqipëri, dhe rikthimin në SHBA, Evi Kokalari thotë se kjo lëvizje nuk ka të bëjë aspak me braktisjen e Sali Berishës.

Sipas saj mbështetja ndaj ish-kryeministrit ka qenë e pakushtëzuar, që prej momentit kur ai u shpall non grata nga SHBA-të.

Kokalari thotë se e ardhmja do të rezervojë surpriza të tjera, dhe largimi i saj nuk ka të bëjë me dorëzimin.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishes. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Kokalari në postimin e saj të dytë në rrjetet sociale.

Në postimin e saj të parë Kokalari thoshte se do të vazhdonte të komunikonte me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.

Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”, shkruante ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu