U tha se është arrestuar në Dubai për vrasjen e dy personave/ Avokati i Çapjas: Nuk ka provë kundër tij, ka kërkuar…

0

Dy ditë më parë u bë publik lajmi se Florenc Capja i cili ishte i kërkuari për vrasjen e dy personave që ishin babë e bir, kontretisht Gentian dhe Nezir Beqirit, është arrestuar në Dubai.

Lidhur me arrestimin e tij, ka folur edhe avokati i Capjas, i cili është shprehhur se klienti i tij ka qenë nën hetim prej 12 vitesh dhe nuk është gjetur asnjë provë kundër tij që të provojë se ka gisht në vrasjen e dy personave.

Ndërkohë që përsa i përket arrestimit të tij në Dubai nuk dihet ende nëse Capja do të ekstradohet për t’u gjykuar nga drejtësia shqiptare.

Për momentin, sipas avokatit, Florenc Çapja ndodhet në ambientet e banesës së tij në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe po qëndron në kontakt me autoritetet atje.

Sipas “BalkanWeb” që ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Interpol dhe për t’i pyetur nëse ishin informuar për një arrestim të mundshëm të Çapjat, por ata e mohuan një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu