“U trondita nga ngjarja e kobshme pa e ditur që ishte gjaku im”, rrëfimi i pedagoges Ilirjana Kuçana

0

Fëmija që ka ndërruar jetë në vend për shkak të dëmtimeve që i kanë shkaktuar helikat, është e afërme e pedagoges dhe aktivistes së njohur Ilirjana Kuçana.

Një fëmijë humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga polici Arjan Sula. Fëmija që ka ndërruar jetë në vend për shkak të dëmtimeve që i kanë shkaktuar helikat, është e afërme e pedagoges dhe aktivistes së njohur Ilirjana Kuçana. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo shkruan se zotohet se rasti do të zbardhet deri në fund pasi krimi i kobshëm sipas saj nuk ka autor vetëm të papërgjegjshmin që drejtonte skafin.

“Çdo prind që ka parë lajmin e kobshëm është tronditur e ka kthyer thikën nga vetja. Së pari jam thellësisht në shok dhe e shkatëruar. Vajza që sot vdiq në aksidentin në Potam është vajza e djalit të dajës sim. Së dyti si prind i një fëmije të po së njejtës moshë jam prekur thellësisht pa u informuar se në fakt viktima ishte e afërmja ime e gjakut. Zotohem që ky rast nuk do të mbetet pa zbardhur dhe pa përndjekur të gjithë zinxhirin e përgjegjësve. Ky krim i kobshëm nuk ka vetëm një autor, atë të papërgjegjshëm që ka qenë duke drejtuar skafin. I shpreh thellësisht ngushëllimet kushëririt tim të parë, Bledit dhe bashkëshortes së tij për këtë humbje të madhe. Zoti i dhëntë durim! Ata prindër janë me të vërtet heronj dhe sot po i lutem Zotit që të gjejnë forcën për tu ngritur përsëri në këmbë pas kësaj fatkeqësie! Zoti i ndëshkoftë këta njerëz!,”-shkruan Kuçana.

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, polici Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu