U vendosën koncesione ndaj Islamizmit në Francë/ Ushtarët paralajmërojnë luftë civile

0

Në Francë pritet të ketë trazira, teksa vendi është përballë një situate shumë delikate që lidhet me kundërshti që vijnë nga ushtarë brenda ushtrisë franceze të cilët janë kundërvënë ndaj sanksioneve të vensoura ndaj islamizmit.

Kjo pakqnaqësi e ushtarëve, lidhur me vendimet e marra nga Macron përsa i përket islamizmit, është shprehur me anë tënjë letre që i kanë dërguar këtij të fundit, në të cilën paralajmëronin presidentin Emanuel Macron se mbijetesa e Francës është vënë në pikëpyetje pas “koncesioneve” të tij ndaj Islamizmit.

Paralajmërimi erdhi disa ditë pasi një shqetësim i ngjashëm u shpreh nga një grup gjeneralësh në pension, i cili shumë shpejt u dënua nga qeveria franceze, por edhe nga mbështetja e opozitës nacionaliste, sipas mediave.

Letra paralajmëruese e luftës së afërt civile, botuar në faqen e internetit të revistës së krahut të djathtë Valer aktuel në mbrëmjen e 9 majit, është e ngjashme me letrën e parë të botuar nga i njëjti botim muajin e kaluar, e nënshkruar nga disa oficerë dhe rreth 20 gjysmë- gjeneralë në pension.

Autorët e letrës së re e përshkruajnë veten si ushtarë më të rinj në shërbim aktiv, të ashtuquajturën “brez zjarri” të cilin ata pretendojnë se shërbeu në operacionin e sigurisë Gardë brenda Francës, nisur pas valës së sulmeve xhihadiste në 2015. Për disa komunitete fetare, “Franca nuk do të thotë asgjë përveç sarkazmës, përbuzje apo edhe urrejtje “, shkruanin ata.

Në letrën drejtuar Macron dhe kabinetit të tij thuhet se nuk ka të bëjë me “zgjatjen e mandatit ose fitimin e mandatit të ri”, por për mbijetesën e vendit. “Nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të mbajë rendin në tokën e saj … një luftë civile po përgatitet në Francë dhe ju e dini mirë atë,” shkruhej në letër.

Kryeministri francez Jean Castexier dënoi letrën e parë si “një iniciativë kundër të gjitha parimeve tona republikane, pjesëve dhe detyrave të ushtrisë”, ndërsa shefi i përgjithshëm francez premtoi se ata që qëndrojnë pas saj do të ndëshkohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu