U vra nga forcat ruse, gazetari kujton mikun e tij: Njeri bujar dhe fantastik

0

Korrespondenti i Los Angeles Times, Marcus Yam, ka kujtuar mikun e tij, kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra ditën e djeshme nga një sulm i forcave ruse në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, Yam shkruan se Zakrzewski ishte njjë njeri fantastik dhe bujar qjë rrezatonte energji pozitive.

Kjo është mënyra se si dua të kujtoj Pierre Zakrzewski. Buzëqeshje të mëdha. Qenie njerëzore fantastike. I sjellshëm, bujar dhe rrezaton një energji optimiste që mund të bëj. Nga Kabuli në Kiev, ai kurrë nuk pushoi së kërkuari për të ndihmuar. Ai u gjet i vdekur së bashku me gazetaren ukrainase, Oleksandra Kuvshynova. RIP Miss you.”

Zakrzewski është gazetari i dytë që vritet në Ukrainë këtë javë. Regjisori i filmave, Bren Renaud u vra në një periferi jashtë Kievit. Ai kishte punuar në një projekt për Time Studios.

Zakrzewski ishte një qytetar dhe gazetar irlandez. Ai u vra ndërsa ishte në detyrë duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Duke mbajtur zi për vdekjen e Zakrzewskit, Ministri i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se rasja e të gjithë qytetarëve përmes kësaj lufte të pamatur është për të ardhur keq dhe se e  dënon me forcë shënjestrimin e gazetarëve që kanë punuar me guxim për të hedhur dritë mbi gjendjen e rëndë të Ukrainës që nga ajo kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu