U vra nga shoku i ngushtë, përloten artistat për Mehmet Qemën, prekin me fjalët e ndjera

0

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema, i njohur ndryshe me nofkën “Hasianali” ose “TallMan” në rrjte sociale.

Qema u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, miq dhe të afërm të Mehmet Qemas kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja Baby G, e cila njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Hotit, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie, person ky i shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim krimi, e tronditur nga kjo ngjarja e rëndë shkruan se ende nuk mund ta besojë: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”.

Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe ende nuk mund të besojnë se miku i tyre ka humbur jetën.

Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht spo muj me besu cka paska ndodh. U prefsh në paqe Tallman”, shkruan Getinjo.

Një tjetër reagim vjen edhe nga këngëtari Don Xhoni, i cili shkruan: “S’ka shumë kohë qet njoftova. Po vlla e ke pas ni zemer t mir, djal i vendost e trim Allahu n’kit muj Ramazani t’shpërbleft me xhenet ngushllime familjes e shokve. ‘My bro Doni’ sa her m’ke pa qishtu m’ke than ‘Zoti të bekoftë vëlla’”.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe moderator Meriton Mjekiqi, miq i viktimës, i cili shkruan se ende nuk e beson që miku i tij nuk jeton më.

“Do na mungosh! I love you edhe psee nuk je më ne mesinn ton my bro, gjithmon je ne zemeren time Shihemi InshAllah boten tjter BIG”, shkruan Meriton Mjekiqi.

Pas negociatave me avokatët dhe familjarët, paraditen e sotme u vetë dorëzua autori i ngjarjes, Marius Dema dhe Frenkli Myftari, ndërkohë që para pak minutash u dorëzuan dhe personat e tjerë të shpallur në kërkim: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu