UDHËZIMI i PD për zgjedhjet: Kandidatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, do kenë vëzhguesit dhe…

0

Kryesia e e Partisë Demokratike ka miratuar dje katër kandidaturat për Kryetarin e ri. Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj janë kandidatët që do të kërkojnë votën e anëtarësisë në 13 qershor për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Newsbomb.al siguron udhëzimin që ka miratuar dje Kryesia për zgjedhjet brenda partisë, procesin e votimit dhe numërimit të votave. Në të, thuhet se të gjithë kanidatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe përgjatë gjithë procesit duhet të zbatojnë standartet më të mira të sjelljes.

Ata duhet të shmangin veprimet, gjuhën dhe mesazhet që dëmtojnë integritetin dhe harmoninën e anëtarësisë dhe të vetë PD-së. Secili kandidat është i lirë të paraqesë programine vet, si dhe do të ketë vezhgues dhe numërues të tijët në Komisionin Zgjedhor të PD.

Gjatë 12 ditëve, secili kandidat do të ketë mundësinë të zhvillojë takime në të gjitha Degët. Sipas udhëzimit të PD, degët e partisë janë përgjegjëse për organizimine takimeve të kanidatëve me anëtarësinë, ndërsa Kryesia e Degës është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu