Ulërimat nuk janë mënyra e duhur, ja si duhet të veproni me fëmijën tuaj kur sillet keq

0

Shpesh dëgjoni se fëmijët e këtij brezi janë shumë kokëfortë dhe zemërohen shpejt. Ju e krahasoni veten kur ishit në të njëjtën moshë me fëmijët tuaj. Gjithsesi, jeta e përditshme është aq stresuese, sa ndonjëherë nuk kemi kohë edhe të dëgjojmë se çfarë fëmijët duan. Nëse fëmija juaj është i pabindur, atëherë duhet të ndiqni këto këshilla:

Qëndroni të qetë dhe mos bëni reagime të tepërta

Ju mund të jeni të stresuar dhe gjithë zemërimin ia shprehni fëmijës suaj. Ata nuk kanë faj. Nëse ju silleni keq me ta, ata do të humbasin besimin tek ju. Prandaj, mos e shkarkoni gjithë stresin që keni tek fëmijët.

Vendoseni veten në vendin e tyre

Ka patjetër një arsye pse fëmija juaj sillet keq. Ata mund të jenë të uritur ose të lodhur. Mos mendoni se fëmijët nuk kanë stres. Edhe ata kanë presione nga bashkëmoshatarët. E rëndësishme është të uleni dhe të bisedoni me fëmijët tuaj.

Flisni për dëshirat e tyre

Kur fëmijët shfaqin zemërim, duhet të tregoni dashuri ndaj tyre. Duhet t’i tregoni se çfarë është e gabuar. Fëmijët nuk janë të pjekur për të dalluar se çfarë është e drejtë ose jo. Edhe nëse ata kanë dëshira që juve nuk ju pëlqejnë, bindini me argument që kjo gjë nuk do t’i sjellë asgjë të mirë.

Vendosini kufij dhe tregoni pasojat

Nëse fëmijët tuaj nuk ju bindet është sepse ata nuk e dinë se ku janë kufijtë dhe nuk dinë se ku duhet të ndalen. Mos e përkrahni në veprimet e gabuara, por mësojini se çfarë është e drejtë. Vendosni disa rregulla në lojë dhe sigurohuni që t’i përmbaheni atyre gjithashtu. Është e rëndësishme që edhe t’i shpërbleni kur ata bëjnë një punë të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu