Ulja e avionit të parë në Kukës, PD: Aeroporti s’ka certifikata sigurie!

0

Partia Demokartike në një deklaratë zyrtare ka reaguar për uljen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit.

PD thotë se ky është premtim i pambajtur, pasi ulja e avionit në Kukës nuk u bë nga Londra, por nga Rinasi pasi aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Për PD, ky është eksperimenti më i fundit i Ramës me shqiptarët, dhe e krahason atë me hapjen e negociatave.

 

 

DEKLARATA NGA PD

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu