Ultrasit TERROR në Tiranë! Përleshje, sulme dhunojnë edhe efektivët. Disa policë të lënduar

0

TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe në pika kyçe të kryeqytetit. Janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Por gjithashtu, në më pak se një orë, tifozët ultras kanë bërë atë që nuk kanë bërë as qytetarët që kanë marrë pjesë në protestat më të egra në vend gjatë viteve të fundit, kanë shkatërruar tërësisht 2 makina policie, që janë larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes.

Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit ‘Air Albania’, por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit.

Edhe tifozët e Romës, Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium, ndërkohë që treguan se ishin të denjë për kros duke përdorur Kryeministrinë si pistë. Në këtë pjesë të qytetit, situate u vendos nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë shoqëruan disa prej tifozëve problematikë. Por problemi ishteë gjetkë. Grupi i tifozëve të Feynoord vijoi përplasjen me policine te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në kryqëzimin e Vasil Shantos dhe në “21”. Përplasje ka patur edhe te Hotel ‘Hilton’, pranë ‘Pallatit me Shigjeta’, ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord.

Deri më tani raportohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar disa tifozë të Feyenoord. Madje në vendin ku u shkatërrua makina e policisë gjatë përplasjes së tifozëve është gjetur një thikë, që nuk dihet se kujt i përket, por që mesiguri do të kishte shkaktuar dëme të rëndë nëse do të ishte përdorur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu