Çifti Elgit Doda dhe Klea Huta mbeten ndër më të dashurit për publikun shqiptar, si dhe janë prindër të një djali me emrin Krid.
Së fundmi ajo që ka bërë kureshtjen e publikut është fakti nëse Klea dhe Elgiti do të ‘përballen’ me një duet muzikor së bashku, të cilin pritet prej kohësh nga fansat.
Mesa duket Elgiti ka shprehur diçka me këtë dëshirë, pasi në rrjetin e tij ‘Instagram’ ka publikuar një video teksa improvizon këngën e tij të re, duke zbuluar se projekti muzikor do të titullohet “Unë dhe ti” dhe se do të publikohet së shpejti.
Ajo që ra në sy ishte etiketimi që Elgiti i ka bërë partneres së tij, Kleas duke aluduar se ndoshta surpriza e radhës do të jetë dueti i shumëpritur.
Sakaq në Instastory, Elgiti ka zbuluar dhe disa reshta të këngës “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” .