“Unë jam Klodiani”! Prishen zbukurimet tek stadiumi në Elbasan. Protestë edhe në qendër (Video me pamjet filmike)

0

Protesta janë zhvilluar sot në mbrëmje edhe në Elbasan.

Një grup të miturish dhe të rinjsh janë grumbulluar fillimisht para stadiumit Elbasan Arena ku kanë prishur disa nga zbukurimet në këtë vend. Por ka ndërhyrë policia dhe ata janë shpërndarë.

Më pas ata janë rigrumbulluar dhe kanë vazhduar përgjatë bulevardit kryesor duke u ndalur në sheshin Gensher. Këtu të rinjtë kanë brohoritur “Unë jam Klodiani”! Por nuk kanë prishur zbukurimet me përjashtim të disa incidenteve të vogla.

E gjithë situata është monitoruar nga forca të shumta policie të cilat nuk kanë ndërhyrë por kanë qëndruar në distancë.
Më pas protesta është shpërndarë pa incidente. Infoelbasani.com

Ja pamjet e siguruara nga bashkëpunëtorët e infoelbasani.com:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu