“Unë kam një skuadër konkurruese dhe jemi gati për nesër”, Pioli kërkon fioren kundër Bologna

0

I freskët nga humbja në Ligën e Kampionëve kundër Portos. Milan ndërlikon më tej kualifikimin për në raundin e 16 -të.

“Kuq e zinjtë” kthejnë vëmendjen në Seria A për të mos humbur terren nga udhëheqësit e Napolit. Stefano Pioli flet për sfidën ndaj Bolonjës së Mihajlovic.

Si ishin 48 orët pas Portos? “Ishin 48 orët e zakonshme, ne analizuam lojën. Tani jemi të fokusuar te kampionati, kemi tre ndeshje themelore”.

Ibra? “Ibra duhet të luajë dhe të stërvitet. Është një javë e mirë që ai stërvitet me ne. Minutat do të shtohen, unë ende duhet të vendos se kush do të fillojë mes tij dhe Giroud”.

A është Milan në një moment të vështirë, për shkak të mungesave? “Nuk është një moment i vështirë, në një sezon të gjatë dhe të ngarkuar si i yni, është normale të kemi periudha të tilla. Unë kam një skuadër konkurruese dhe jemi gati për nesër”.

Gjendja e të lënduarve?“Në krahasim me Porton, Conti dhe Castillejo janë shëruar. Kessie nuk është aty, ai ka grip”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu