USAID dha miliona dollarë për mediat e majta amerikane/ Trump: Ky mund të jetë skandali më i madhi në histori

0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ndalet në luftën e që ka shpallur ndaj USAID.

Trump shkruan në rrjetin social ‘Truth’ se nga hetimet duket se rezulton se janë paguar miliona dollarë nga USAID për mediat e majta për të krijuar sipas lajme në favor të demokratëve.

“Duket se janë vjedhur miliona dollarë përmes USAID dhe agjencive të tjera. Pjesa më e madhe e tyre duket se kanë shkuar në mediat e lajmeve të rreme në formë ‘pagese’ për krijimin e ngjarjeve në favor të demokratëve. Media e majtë, e njohur si ‘Politico’, duket se ka marre 8 mln dollarë për këtë! A ka marrë para New York Times??? Kush tjetër ka marrë para???

Senatori Kennedy trondit Senatin me gjetjet e Elon Musk për USAID: Ja për çfarë kemi dhënë miliarda dollarë jashtë vendit…
Ky mund të jetë skandali më i madh, ndoshta skandali më i madhi në histori! Demokratët nuk mund të fshihen nga pas kësaj gjëje. Shumë e madhe, shumë e pisët!”, shkruan Trump.