Ushtroi dhunë ndaj gruas në prani të fëmijëve të mitur, policia arreston 44-vjeçarin

0

Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale V.Dh, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Policia njofton se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu