Ushtroi dhunë ndaj prindërve dhe shkatërroi orenditë shtëpiake, arrestohet 34-vjeçari, ja çfarë gjeti policia gjatë kontrollit

0

Një 34- vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vaut të Dejës, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj prindërve të tij dhe dëmtimit të orendive shtëpiake.

Personit me iniciale N.P. gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe një sasi kanabisi, të cilën policia e sekuestroi në cilësinë e provës materiale

Njoftimi i policise

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu