Vajza e Bob Saget publikon mesazhin e fundit që shkëmbeu me të

0

Vajza e Bog Saget ndau mesazhin e fundit që mori nga babai i saj përpara se aktori i “Full House” të vdiste të dielën në mbrëmje.

Sipas New York Post, Aubrey, 34 vjeçare, shpërndau mesazhin e të atit në një postim të bërë në InstaStory.

“Faleminderit. Të dua”, thuhet në atë mesazh. Nuk është e qartë nëse ky ishte mesazhi i fundit i Saget për vajzën e tij të madhe.

Aktori dhe komediani, i cili luajti Danny Tanner në “Full House” dhe “Fuller House”, vdiq pasi u gjet në një dhomë hoteli në Orlando, Florida, të dielën, sipas Zyrës së Sherifit të Orange County.

“Jemi të shkatërruar për të konfirmuar se Bobi ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja e Saget në një deklaratë për Fox News. “Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij”.

Aktori ka lënë pas gruan e tij, Kelly Rizzo . Ata u martuan në vitin 2018 në një ceremoni në Santa Monica, Kaliforni.

Ai gjithashtu ka lënë pas tre vajza të rritura dhe nënën e tyre, ish-gruan e tij, Sherri Kramer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu