Vaksinat anti Covid nuk ndikojnë te fertiliteti/ Sipas studimeve nuk shkaktohen çrregullime të karakterit riprodhues te femrat

0

Në mediat sociale janë përhapur informacione se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojnë fertilitet te femrat.

Sipas pretendimeve që qarkullojnë prej muajsh në internet, vaksina e tipit “Pfizer” prek aftësitë riprodhuese të grave ose sulmon shtratin e nënave gjatë periudhës së shtatzënisë.

Shkak për këtë mendohet se është një proteinë e vaksinës që i ngjason proteinës që përmban placenta e nënës.

Por në Britaninë e Madhe, autoritetet e refuzojnë këtë pretendim.

Profesorja e obstetrikës, Lusi Çepëll, e pyetur nga rrjeti britanik i lajmeve, BBC, tha se vaksina anticovid nuk ka ndonjë mekanizëm biologjik që të ndikojë te fertiliteti.

Vendi ka kryer studime me kafshët për ta provuar teorinë, dhe ndonëse nuk i rekomandon vaksinat për nënat shtatzënë, kjo ka të bëjë me faktin se prodhuesit e vaksinave nuk i kanë testuar te shtatzënat.

Edhe profesorja e virologjisë, Nikola Stonhauz, thotë se përbërësit e vaksinës shërbejnë vetëm sa për të çuar mesazhin që vë në punë sistemin imunitar, më pas ato shkatërrohen nga organizmi brenda një kohe të shkurtër.

Dy profesorët theksojnë se vaksinat anticovid, në thelb, janë të ngjashme me vaksinat e gripit, të cilat janë provuar se nuk shkaktojnë çrregullime të karakterit riprodhues te femrat.

SHBA-ja deri tani njofton se ka vaksinuar mbi 20 mijë nëna shtatzëna pa ndonjë problem.

Autoritetet atje thonë se është në dorën e nënave që të zgjedhin nëse duan të vaksinohen kundër Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu