Vaksinimi masiv me ‘Sinovac’, epidemiologu Muka dyshues: Mungojnë të dhënat për personat mbi 60-vjeç, qeveria u përshpejtua

0

Epidemiologu Taulant Muka, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në televizionin FaxNews foli rreth aplikimit të vaksinës kineze te personat mbi 65-vjeç në Shqipëri.

Muka u shpreh se të dhënat mbi vaksinën ‘Sinovac’ dhe efikasitetitn e saj te personat e grupmoshave mbi 65-vjeç mungojnë, çka bën që në vlerësimin e tij vaksinimi masiv i popullatës të jetë i përshpejtuar.

“Ky është një shqetësim pasi kur inaktivizohet virusi mund të ndodh që mund të inaktivizohet plotësisht. Të dhënat mbi këtë vaksinë kineze mungojnë për moshën mbi 60-65 vjeç. Të aplikosh në një masë të madhe një vaksinë në ato grup mosha që mungojnë të dhënat është e përshpejtuar.

OBSH ka vendosur një marzh të efektshmërisë nivelin 50%. Të gjitha këto vaksina që po përdoren janë miratuar me një procedurë të përshpejtuar. Mungesa e të dhënave për vaksinën kineze  besoj se duhet parë me kujdes nga instancat përkatëse.

Të dhënat më të fundit tregojnë që edhe përdorimi i një doze siguron një mbrojtje 80% për vaksinën e Pfizer, ndërsa për vaksinën kineze këto të dhëna mungojnë.

Duhet kuptuar që studimet tregojnë se ata personat të cilët kanë kaluar Covidin dëshmojnë një imunitet 80-90% për 6 muaj dhe vaksinimi i personave që e kanë kaluar Covidin mund të bëhet pas periudhës 6-mujore”, tha Muka.

Burimi: FaxWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu