Vasili akuzon qeverinë duke listuar deklaratat e Ramës që nga fillimi i pandemisë

0

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë Covid 19.

Sipas tij, vetë deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë nxitur keqinformim, pasi thoshte se nuk ishin të nevojshme testimet dhe mbajtja e maskave.

“Mesazhi më negative për kontrollin e pandemisë u dha që më 17 mars, kur kryeministri tha nuk ka nevojë të bëjmë testime. Në 18 mars tha që maska nuk është e nevojshme. Madje, ka arritur të thotë se ka mendime që nxitja për të bërë testime është e lidhur me interesa të kompanive farmaceutike”.

Është turp i madh të rrahësh gjoksin me pandeminë. Që në qershor, kryeministri thoshte Shqipëria e para në botë për pandeminë. Por, ç’bënte? Nuk testonte!

Nuk mund të bësh politikë me pandeminë. Kush bën politikë, po fsheh të vërtetat!”, tha Vasili në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu