Vazhdojnë shifrat alarmante në Greqi, 1914 raste të reja dhe 35 të vdekur brenda ditës

0

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot shifra alarmante. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin grek janë regjistruar 1914 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë 35 qytetarë kanë humbur jetën, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të humbjeve në jetë brenda ditës që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 56698, ndërsa ai i viktimave 784. Sipas të dhënave të fundit 228 pacientë në spitale janë të intubuar, ndërsa mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.

Kujtojmë se prej mëngjesit të djeshëm Greqia është futur në një mbyllje kombëtare, sipas vendimit të qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore, pasi vendi po shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu