Tensionet mbi dëbimin e palestinezëve nga Jeruzalemi Lindor arritën kulmin në fillim të javës, duke plagosur qindra në Xhaminë al-Aqsa. Mijëra familje izraelite më pas kaluan natën e së mërkurës në rrënojat e shkaktuara nga bombat ndërsa Hamas intensifikoi bombardimet e tij në Tel Aviv dhe qytete të tjera në Izraelin jugor, qendror dhe verior, ndërsa disa ndërtesa shumëkatëshe në Gaza janë shkatërruar.
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konflikteve , të cilën Presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të mbarojnë shumë shpejtë, qindra raketa u hodhën përtej Rripit të Gazës brenda natës. Ushtria izraelite ka goditur më shumë se 600 objektiva në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit katër ditë më parë. Në Gaza, një enklavë me 2 milion njerëz, nuk ka më siguri.
Në mëngjesin e Fiter Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, banorët palistinez u zgjuan nga zhurmët e bombave dhe raketave. Familjet thanë se po merrnin të afërmit e tyre të gjakosur nga rrënojat ndërsa bombat vazhdonin të dëgjoheshin në distancë.