Vazhdon protesta e studentëve/ “Nuk na ka ardhur asnjë e-mail për të na treguar se si do të vijojë mësimi”.

0

Studentët vazhdojnë ditën e tretë të protestës pas vendimit të zhvillimit të mësimit online. Ndonëse është marrë vendimi për të zhvillimin e mësimit online, studentët janë shprehur se nuk u ka ardhur asnjë e-mail për t’u sqaruar mënyrën se si do të vijojë procesi mësimor.

Studentët kanë kërkuar të kthehen në auditore të zhvillojnë mësimin, pasi vendimi i Komitetit Teknik ishte i papritur ndërkohë që ata kishin bërë pagesat e konvikteve dhe qirave të banesave, të cilat nuk iu rikthehen pas.
Për pagesat e konvikteve, rezidenca Studentore 1 dhe 2 ka njoftuar më herët se pagesat e kryera në muajin nëntor nga studentët do të jenë të vlefshme për muajin dhjetor.

Ndërkohë studentët kanë bërë edhe disa kërkesa të tjera, siç është rimbursimi i qirave të tyre, mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë, pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët si dhe mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu