Vazhdon ‘reprezalja’ në Kadastrën e Shkodrës, largohet drejtori dhe kryetari, ja kush i zëvendëson (EMRI)

0

 

Drejtori i Kadastrës së Shkodrës, Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Hasanaj kishte vetëm 3 muaj në këtë detyrë dhe mësohet se pas dorëheqjes nga ky institucion, do të jetë drejtor i drejtorisë të kontrollit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale teksa ishte gjithashtu edhe kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.

Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Pak më parë dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Slladi Dani nga Fieri. Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale të PS Shkodër.

Ndërsa mednohet se kjo është një vijim i ‘reprezales’ së nisur në kadastrat e rretheve të vendit, ku pak kohë më parë u larguan edhe drejtorët e kadastrave të Durrësit dhe Pogradecit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu