VD-E ngujuar prej gati 3 orësh, pamjet kur Grida Duma del nga “rrethimi”

0

Dita e sotme ka qenë ndoshta më e vështira për të demokratët teksa për herë të parë që prej themelimit u krye një përplasje e hapur fizike në selinë e Partisë Demokratike.

Pas 3 orësh përpjekje për të nxjerrë jashtë kryetarin e partisë Lulzim Basha dhe për të marrë selinë me çdo lloj mjeti, deputetët e PD të ndodhur brenda kanë mundur të marrin frymë lirshëm. Njëra prej tyre, Grida Duma mundi të dalë nga godina, e cila u kthye në një arenë të vërtetë lufte, ku u përdor dhe gazi lotsjellës.

Brenda PD, ajo realizoi një video ku u bëri thirrje demokratëve të gjejnë zgjidhje paqësore për të dalë nga kriza ku janë futur prej 4 muajsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu