Vdekja e Leart Kurtit rikthehet sërish në vëmendje/ Avokati i Popullit del me 6 rekomandime për Policinë e Shtetit, ja çfarë kërkohet

0

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i cili vdiq brenda ambienteve të komisariat të policisë.

Mësohet se Avokati i Populli i është drejtuar me disa rekomandime, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë Tiranë dhe Shefit të Komisariatit nr.3, ku kërkohet marrja e masave për zbatimin efektim të garancive ligjore lidhur me momentet e shoqërimit të Leartit në Komisiariat.

Sakaq është rekomanduar marrja e masave lidhur me detyrimet ligjore për plotësimin e formularit gjatë shoqërimit në rajon.

Rekomandime e bëra nga Avokati i Popullit:

Marrjen e masave për zbatimin efektiv të garancive ligjore të qytetarëve në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së tyre në momentet e para të shoqërimit nga Punonjësit e Policisë.
Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në mënyrë të vijueshme në të gjitha strukturat vendore të policisë lidhur me zbatimin e kritereve të shoqërimit të shtetasve dhe respektimin e të drejtave ligjore të personave të shoqëruar si dhe ushtrimit nga titullarët të kërkesave rigoroze llogarie për zbatim të procedurave në rastet e shoqërimit të personave.
Marrja e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që çdo shoqërim i personave në ambientet e policisë së shtetit të jetë i arsyeshëm dhe të ketë indiciet e duhura bazuar në ligjin për policin e shtetit i cili ka përcaktuar qarte rastet kur personat shoqërohen në ambientet e Policisë së Shtetit.
Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mos përsëritjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen nga punonjësit e policisë.
Marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ligjore për plotësimin e Formularit të Raportit të Shoqërimit në çdo rast shoqërimi të shtetasve sapo ata sillen në organin e Policisë.
Për shqyrtimin e këtij rekomandimi dhe qëndrimin që do të mbani ndaj tij, lutemi të vihemi në dijeni brenda një afati të përshtatshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu