Vëllai i 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi, i bën thirrje rrëmbyesve:”Jepuni fund mundimeve tona”

0

Aris Vasili, vëllai i 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi, i bën thirrje rrëmbyesve të lirojnë motrën e tij.

Bëhet fjalë për vajzën e quajtur Artemis Vasili, e cila rezulton e zhdukur që nga 16 shtatori i vitit 2020.

I bëj thirrje rrëmbyesve të lirojnë motrën time. Jepuni fund mundimeve tona. Nëse Artemis do na dëgjonte, ajo do na kontaktonte.

Ditën e zhdukjes ajo tha që do të kërkonte punë. Herën e fundit ajo foli me nënën. Ne besojmë se ajo hipi në automjet dhe jo në autobuz.

Natën e zhdukjes shkuan në stacionin policor të Koropit ku raportuam zhdukjen”, u shpreh vëllai i saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu