Vendimi për mbrojtjen e Bashës nga Garda, PD nxorri dokumentin që nxjerr “blof” qeverinë/ Ja si qëndron e vërteta

0

Këshilli i Ministarve ditën e sotme mori vendimin që Garda e Republikës të mbrojë edhe kryetarin e partisë më të madhe opozitare në vend, që në këtë rast është Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike.

Por Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku tregohet se kryetari inopozitës mbrohet nga Garda që prej vitit 2007, në një vendim të Këshillit të Ministrave të firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por si qëndron e vërteta?

Dokumenti i publikuar nga PD tregon se kryetari i opozitës dhe kryebashkiaku i Tiranës mbrohen nga Garda e Republikës.

Por ligji i ri për Gardën në muajin shkurt të këtij viti, përjashtoi nga mbrojtja e Gardës jo vetëm kryetarin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, por edhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kreun e KQZ-së e shumë personalitete të tjera, raporton newsbomb.

Këta personalitete u kthyen në mbrojtjen e Gardës me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, teksa nën mbrojtjen e Gardës shtohen edhe disa personalitete të tjera, siç janë Zef Mazi, Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian apo Aida Hajnaj, drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu