Vetëm një orë larg mbylljes së procesit të votimit, KQZ: Shkon në 43.73 % numri i votuesve

0

Tek ka ngelur vetëm një orë nga procesi i votimit në mbarë vendin duket se pjesëmarrja krahasuar me 2017 është e konsiderueshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi, ku deri në orën 17:00 raportohet një pjesëmarrje 43.73 për qind.

Sipas KQZ kjo është një shifër që është llogaritur në bazë të të dhënave të raportuara nga 1759 qendra votimi nga 5199 që janë në të gjithë vendin.

Ndërkohë në bazë të të dhënave qarku me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve vijojnë të jetë Dibra me 51.03 % i ndjekur nga Tirana me 48.19 % të votuesve, ndërkaq qarqet me numrin më të ulët të votuesve është Vlora me 32.55% dhe qarku i Shkodrës me 38.71 %.

Ndërkohë në të gjithë vendin përveç disa incidenteve të shënuara në Berat dhe në Korçë, në përgjithësi procesi ka qenë i qetë dhe pa probleme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu