Vettingu i politikanëve, Meta: Qesharake, jam i qetë sepse e kam bërë detyrën time

0

– Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për Vettingun në politikë. I ftuar në emisionin “Log”, Meta u shpreh se kjo është gjëja më qesharake duke shtuar se po i ngjan me një demagogji.

Po ashtu ndër të tjera, kreu i shtetit Meta shtoi se SPAK nuk është institucion adapt për ta kryer këtë proces, ashtu siç edhe pretendon opozita e vendit.

“Mua kjo më duket gjëja më qesharake sepse është vetëm një demagogji. Pse janë këto institucione. Kush do e bëjë vettingun e politikanëve mbi këto institucione. Kjo është për të shmangur vëmendjen nga çështje që duhet të mbash përgjegjësi. Nuk besoj se personi që ka ndërmarrë këtë nismë është personi më i besueshëm aq më tepër që nuk shikoi asnjë platformë të qartë. Ai ka propozuar SPAK dhe SPAK është produkt i KLP që është produkt i prokurores që u zgjodh me 96 vota. Problemi i presidentit të republikës është Gjykata Kushtetuese. ishte një interes i madh i aktorëve brenda dhe jashtë që e donin Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe këto pasoja janë shumë të rënda. Jam i qetë sepse kam bërë detyrën time para popullit shqiptar”, deklaroi Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu