VIDEO/ Burri goditet për vdekje nga demi gjatë festivalit spanjoll, momenti se si e përplas përtokë pa mëshirë

0

Një burrë është goditur për vdekje me bri në mes të këmbëve para gruas dhe të bijës, teksa merrte pjesë në një festival tradicional të demave në Spanjë.

50 vjeçari Oscar Rodriguez Calleja, u dërgua me urgjencë në spital pas goditjes nga demi 500-kg i quajtur Rodillero, në festivalin at Fiesta del Verdejo në qytezën La Seca, pranë Valladolid, në veri të Spanjës.

Pamjet e rënda të incidentit që ndodhi më të dielën më 1 maj, u publikuan sot teksa tregonin momentet kur demi del i tërbuar nga kafazi i tij i drunjtë, duke u kthyer menjëherë djathtas për të goditur njerëzit prapa barrierave mbrojtëse.

Babai i dy fëmijëve kapet i papërgatitur dhe ngrihet në ajër nga forca e brirëve e më pas e përplaset përtokë pa mëshirë.

Spektatorë shihnin të tmerruar sesi Oscar goditej nga brirët ndërsa familjarët e viktimës u përfshinë nga paniku dhe u dërguan bashkë me të në qendrën shëndetësore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu