VIDEO/ Dadoja ‘heroinë’! Vrapoi për të shpëtuar vogëlushin për të cilin po kujdesej, 52 vjeçarja ndërron jetë pasi përplaset nga kamioni

0

Një grua që u godit nga kamioni në Brooklyn derisa po tentonte të shpëtonte djaloshin njëvjeçar për të cilin po kujdesej, ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Arcellie “Celi” Muschamp, 52-vjeçe, ndërroi jetë pasi nga 20 dhjetori ishte në komë, kur një kamion e goditi pasi sakrifikoi veten vetëm për ta shpëtuar njëvjeçarin për të cilin po kujdesej, transmeton Telegrafi.

“Celi për fat të keq nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë e rrethuar nga më të dashurit”, ka shkruar Patrick Mullen, babai i njëvjeçarit në ueb-faqen GoFundMe, përmes të cilës po mblidheshin para për shpenzimet e shërimit të nënës së dy fëmijëve.

Për mua dhe gruan time, ajo gjithmonë do të jetë engjëlli mbrojtës i djalit tonë Rouwan, për të cilin edhe u sakrifikua”, tha Mullen.

Muschamp, emigrante nga Belize, ishte goditur nga kamioni derisa ajo po shtynte karrocën e djaloshit të vogël në një udhëkryq në Union Street dhe Pete Avenue.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru – e sot është konfirmuar lajmi se ka ndërruar jetë. Ndërkaq kundër shoferit 68-vjeç të kamionit është ngritur padi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu