Video/ Mbërrijnë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit 4 të rinjtë që vranë 15-vjeçarin në Gramsh

0

Në gjykatën e Elbasanit jepet sot masa e sigurisë për katër adoleshentët në Gramsh. Në këtë seancë gjykatës është caktuar Elton Frashëri dhe prokurore Pranvera Stafa.

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest ne burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar në Gramsh.

Akuza e formuluar ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, rezulton se të rinjtë që u bënë pjesë e ngjarjes, ishin konfliktuar disa muaj më parë dhe më 16 maj kishin shkuar për të marrë hak duke u pajisur me thika dhe doreza.

Të rinjtë janë dërguar në ambientet e gjykatës, ndërsa nuk dihet nëse në seancë do të jenë të pranishëm familjarët e personave të ndaluar, apo edhe të viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu