(Video) Plas sherri në fushë, futbollisti godet me shishe tifozët

0

Një incident i rëndë ka ndodhur në kampionatin francez në sfidën mes Nice dhe Marseilles.

Dimitri Payet, mesfushor i Marseille, u godit me një shishe nga tifozët e Nice. Kaq ka mjaftuar që futbollisti francez të shpërthejë dhe në nerva e sipër mori shishen dhe e goditi drejt tifozëve.
Këta të fundit mësynë të shumtë drejt tij, duke hyrë në fushë dhe ushtruar dhunë por shokët e skuadrës tentuan të mbrojnë shokun e tyre.

Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80’ dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Ende nuk është marrë vendim zyrtar për fatin e takimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu