Video që po bën xhiron e rrjetit/ U fluturojnë raketat mbi kokë, besimtarët nuk ndërpresin namazin (VIDEO)

0

Disa raketa në orët e para të mëngjesit të së martës kanë rënë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani.

Pavarësisht shpërthimeve afër vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.

Kujtojmë se pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të amerikane dhe aleatëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu