VIDEO/ Shënoi mbrëmë për kombëtaren e Danimarkes, Eriksen u përballë me një gjest të “shëmtuar” gjatë një interviste

0

Mbrëmja e djeshme ishte magjike për Kristian Eriksen, i cili bëri një rikthim të bujshëm në kombëtaren e Danimarkës, ku shënoi 2 minuta pasi hyri në fushë në miqësoren e humbur me Holandën e cila përfundoi me shifrat 4-2.

Megjithatë, edhe pse ishte mbrëmje perfekte në të gjitha aspektet, jo gjithçka shkoi bukur për mesfushorin e njohur.

Në përfundim të sfidës, kur ai po jepte intervistat e zakonshme për mediat, një i panjohur e goditi me një monedhë në trup.

Një gjest i shëmtuar, aq më tepër duke marrë në konsideratë se vuajtjet që ka kaluar ish-lojtari i Interit, për t’u rikthyer sërish në këtë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu