Vidhet një lokal gjatë natës në Murrash të Librazhdit. Pronari: Hajdutët më morën çdo gjë!

0

Gjatë natës së kaluar, hajdutët kanë vjedhur një lokal pranë aksit Librazhd-Elbasan.

Denoncimi për grabitjen është bërë nga pronari i subjektit, Muhamet Muça.

Lokali kishte kohë që ishte mbylur, ndërsa pronari shprehet se ka deklaruar se hajdutët i kanë vjedhur sendet që kishte në lokal.

Policia ende nuk ka nxjerrë njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu