Vidhte në banesa bashkë me nënën pastruese, zbardhet letra e Havier Dobit për të dashurën: “Nuçja ime bëj durim, edhe dy muaj dhe…”

0

Teksa sot nënë e bir pritet të dalin para gjykatës ku do i komunikohet dhe masa e sigurisë, pasi akuzohen për grabitje në disa banesa, një letër ku Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit është bërë publike.

23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar ngjarjen në polici më 15 dhjetor.

Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro. Rozeta Dobi dhe djali kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin banesat ku ajo punonte si pastruese, ndërsa ndaj saj thuhet se ka pasur 5 denoncime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu