Vihen në pranga 4 shetas në Durrës, ja akuzat

0

Durrës/Vihen në pranga 4 shetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 63 vjeç, banues në Romanat, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Po nga këto struktura u arrestua shtetasi M. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasin H. M. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Informacione paraprake

Durrës/Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fushë Krujë/Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu