Vijon denoncimi tek ndërkombëtarët, Basha takim me ambasadoren franceze

0

Ambasadorja e Francës ka mbërritur në vendin tonë .Elisabeth Barsacq ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Burime bëjnë me dije se tashmë PD po vijon denoncimim te ndërkombëtarët në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit, të kontestuar nga opozita.

Basha ka zhvilluar në dy ditët që lamë pas takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.

Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojë mbledhja e fakteve për vjedhjen e zgjedhjeve,por ka theksuar se pavarësisht mosnjohjes së procesit, PD duhet të jetë në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu