Virozat dhe gripi i syrit/ Sëmundjet virale po prekin të gjitha moshat, shoqërohet me temperaturë

0

Vera që sapo ka nisur duket se përveç temperaturave që kane filluar të rriten shoqërohet edhe me viroza të cilat kanë prekur të vegjël e të rritur.

“Ka tre jave që kemi vënë re raste të shpeshta të prekur nga virozat, e dhimbje fyti por edhe me temperaturë të lartë ndryshe nga virozat që jemi mësuar të cilat zgjasin vetëm tre ditë. Këto janë shoqëruar më temperaturë të lartë për disa ditë “, tha Aida Dema Mara, mjeke pediatre në qendrën shëndetësore nr. 3.

Por nuk mjafton vetëm temperatura e lartë, pasi për shkak të gjendjes virale shumë fëmijë kanë manifestuar edhe konjunktivit të syrit apo siç njihet ndryshe gripi i syrit i cili ka prekur të vegjël e të rritur.

“Kemi parë shumë raste të cilat kanë bërë konjunktivit të syrit i cili është shumë ngjitës jo vetëm nga fëmija tek fëmija por edhe tek të rriturit“, tha Mara.

Mjekët pediatër u kërkojnë nënave që të bëjnë kujdes me ushqimet pasi me rritjen e temperaturave nis dhe shtimi i fëmijëve të prekur nga gastroenteritet dhe viroza të tjera në qarkullim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu