Vizita e Dua Lipës në Tiranë revolton Besa Kokëdhimën: Yjet e vetëm në Shqipëri janë politikanët

0

Dua Lipa ishte për një vizitë disa ditore në Shqipëri, ku u takua me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Dua mbërriti në Shqipëri për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Takimi i saj me kryebashkiakun dhe kryeministrin u komentua gjerë e gjatë në media e rrjete sociale. Shumë prej tyre e cilësuan këtë takim si propagandën e radhës nga ana e drejtuesve të shtetit. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar e revoltuar edhe këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima. Përmes një postimi në Instagram ajo shprehet se Dua u prit me lëvdata e kortezira, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj. Besa thekson se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.

“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e showmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu