Vizita e Merkel në sytë e Plakës, 3 mesazhet e fuqishme dhe dështimi për të sheshuar mosmarrëveshjet Prishtinë-Tiranë

0

Analisti, Armand Plaka, duke analizuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë e ciësoi si kulmin e ngjarjeve politike të rëndësishme në këto 30 vite pluralizëm.

Dhe pse më pak e rëndësishme se ajo e 2015, Plaka thotë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini se Merkel përcolli tre mesazhe të fuqishme në këtë vizitë lamtumire.

Plaka: Ishte një nga kulmet e ngjarjeve politike të rëndësishme për këto 30 vjet në Shqipëri, në dukje më pak e rëndësishme se vizita e parë në 2015. Mbarte 3 mesazhe të fuqishme. Njëri përballë klasës politike të 6 vendeve të rajonit të përfaqësuar nga liderët politik të mbledhur në Tiranë sot por dhe me takimin e djeshëm në Beograd. Mesazhi tjetër ishte dhe për Brukselin zyrtar ndoshta dhe për pasardhësit e saj në Berlin. Nuk është çudi të pritet ndryshim i skenës politike, mund të jetë një koalicion i ri qeverisës nesër. Merkel përcolli mesazhin për t’ju përmbajtur piketave të politikës së jashtme gjermane.

“Bekimi” i nismës Ballkani i Hapur për Plakën nuk ishte surprizë por një qëndrim i njohur tashmë i Berlinit, me kushtin e gjithëpërfshirjes.

Plaka: Mesazhet ishin dhënë 2 javë përpara ku gazetarë të ndryshëm në Berlin tentuan të qartësonin pozicionin e Berlinit zyrtar për iniciatën treshe në rajon Rama-Vuçiç-Zaev. Berlini i tha po iniciativës por me 6 shtete dhe për sakohë nuk bie ndesh me objektivat e BE. Rama tha se është pjellë e Procesit të Berlinit dhe jo pengesë.

Por sipas tij, Kurti zbuloi me letra të hapura një ndryshim pikëpamjesh midis Tiranës dhe Kosovës.

Plaka: Ardhja e Merkel duhet ti sheshonte këto mosmarrëveshje por duket se Kurti ka qëndrim të qartë dhe Tirana anon më tepër nga qëndrimi që përkrahet nga Berlini dhe Brukseli por është kërkesë e Serbisë.

Sa i përket staturës së Merkel, Plaka thotë se është një shtetare epokale, e cila vjen nga një e kaluar e papërsëritshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu