Vjen në jetë vajza e Princ Harryt dhe Meghan, zbulohet emri i veçantë

0

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një vajzë. Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California. Të dy nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe mirë, tha çifti në një deklaratë.

Çifti tha se e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet nisur nga pseudonimi i Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës, Elizabeth.

Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit, thuhej në deklaratë.

Lilibet lindi në 11:40 të mëngjesit me orën lokale 19:40, dhe tani është në shtëpi. Ajo është stërmbesa i 11-të i Mbretëreshës dhe është e teta në radhë për në fron.

“Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen e vajzës sonë, Lili. Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë dhe jemi mirënjohës për dashurinë dhe lutjet që kemi ndjerë nga i gjithë globi.

Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për familjen tonë,” thuhej në deklaratën e çiftit.

Princ Harry dhe Meghan kanë edhe një djalë, i cili quhet Archie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu