Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 09.05.2022, rreth orës 09:45, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.