Vjosa Osmani e veshur si heroinë,por kjo veshje ngjason me fustanin e dikujt tjetër

0

Presidetja e re e Kosovës, Vjosa Osmani tërhoqi vëmendje ditën e djeshme në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës.

Në këtë ceremoni, Vjosa u paraqit me një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili në një pronocim për “klankosova”, Sahiti u shpreh se ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”,tregoi Valdrin Sahiti.

Mirëpo , së fundmi është zbuluar se të njëjtin fustan e kishte veshur dhe më parë ish-deputetja e parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.

Mësohet se ajo ishte shfaqur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019 me atë fustan.

Akoma nuk dihet nëse i njëjti stilist ka realizuar fustanet e dy politikaneve apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu