Vogëlushi shqiptar me zemër “të artë” dhuron kursimet për fëmijët në nevojë

0

 Prej disa kohësh, Koltoni i vogël, 6-vjeçari shqiptar që banon në Bregnano të Italisë, i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët me më pak fat se ai, që edhe ata për festat të kishin lodra nëpër duar.

Sipas Provincia di Como, edhe pse është vetëm gjashtë vjeç ai donte që qëllimi i tij të mos mbetej vetëm fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit, ndaj derrkucin e tij të kursimeve ia dha Kryqit të Kuq. Kolton Ndoj në prill do të mbush shtatë vjeç, ai e ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka idetë mjaft të qarta. Ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di se do të bëjë fëmijët e tjerë të lumtur.

Më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”, thotë nëna e tij Jolanda.

Komiteti Cermenates i Cri ishte në qendrën tregtare Il Gigante, në Vertemate con Minoprio, me një nismë ku paketonin dhuratat e klientëve në këmbim të një donacioni që do t’u jepej familjeve në vështirësi. Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte Kolton i cili u ofroi derrkucin e tij me një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, ata vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë,  të cilët i dhanë kualifikimin si vullnetar nderi dhe i dhanë një model të një ambulance, duke e siguruar se ishte një nder ta kishin mes tyre.

Familja është me origjinë nga Shqipëria, por prej dy vitesh jeton në Bregnano, ku tashmë prej disa kohësh jetojnë bashkë disa të afërm, mes të cilëve edhe tezja, e cila ka nënshtetësi italiane. Kolton ka një vëlla më të vogël, tre vjeç, dhe rolin e tij si vëlla i madh e merr shumë seriozisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu