TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarët të cilët po aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Celibashi njoftoi se që nga data 11 Janar 2025, në Platformën PER, është aktivizuar Butoni ‘NDIHMË’, ku ndodhen videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si votues nga jashtë.
Ai theksoi rëndësinë e shqyrtimit të këtyre materialeve përpara se aplikantët të bëjnë gabime në aplikimin e tyre. Kreu i KQZ publikoi edhe disa nga rastet ku aplikuesit kanë bërë veprime të gabuara për tu regjistruar.
Disa prej gabimeve kanë të bëjnë me vërtetësinë e adresës ku jetojnë ndërsa kanë përzgjedhur foto të tyre personale apo foto të banesave, duke mos iu përmbajtur udhëzimeve zyrtare. Ai theksoi se në Platformën PER, qytetarët mund të riaplikojnë pa limit deri më 4 Mars 2025.