Vota e emigrantëve, Celibashi: Do ishte dështim për KQZ-në nëse nuk do të mundosohej

0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pranon që KQZ dhe politika dështuan me diasporën ne 2021, por është besim plotë se objektivi për të mundësuar votimin e tyre ne zgjedhjet e ardhshme mund te realizohet. Ilirjan Celibashi zbulon për Top Channel edhe variantin qe sipas tij mund të përmbushë kërkesat e palëve në proces.

“Duket që një pjesë e partive politike nuk e pëlqejnë votimin në ambasada, nuk e parapëlqejnë votimin nëpërmjet postes. Unë mendoj që një mënyrë hibride e votimit, duke kombinuar fletën e votimit me sistemin elektronik të dërgimit dhe marrjes së fletës së votimit do ishte mënyra më e përshtatshme“.

Përdorimi i teknologjisë është parë si shtim i elementeve te sigurisë, por kohët fundit kjo fjale nuk gjen shume vend në Shqipëri në një kohë që të dhënat personale te qytetareve dolën sheshit.

“Çdo sistem në vetvete nëse ndërtohet me qëllime të mira së pari dhe nga pikëpamja teknike është ajo që duhet, ofron të gjitha garancitë. Nëse përgjegjësia të cilat institucionet do duhet ti kenë dhe kanë në administrimi të dhënat nuk reflektohen siç kërkon ligji do kemi problematika siç janë bërë publike kohet e fundit”.

Koha për realizimin e votës së diasporës është mëse e mjaftueshme për komisionerin Celibashi, e kundërta do ishte njollë për aktorët e përfshirë në proces.

“Nëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do mundësohet votimi i mërgatës unë mendoj se është dështim spektakolar qoftë i institucionit të KQZ, por edhe partive politike apo dhe institucioneve të tjera që janë apo duhet të angazhohen në këtë proces“, thotë Celibashi.

Komisioneri apelon instancat shtetërore te mos humbin kohe për regjistrimin e emigranteve, pasi procesi po ecën me ritme te ngadalta.

Marrë nga Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu