Vrasësit erdhën nga Laçi dhe ikën sërish në Laç! Atentati në Fushë-Krujë, kush ishte ai që çoi Martinajn dhe Vatën

0

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim shtetasin Brilant Martinaj dhe dy personat e tjerë. Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.Grupi që ekzektoi tre shokët në Fushë Krujë, atë ditë kishin dalë për të vrarë! Grupi i vrasësve që ekzekutuan tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata kishin qëndruar në gatishmëri për të paktën 50 minuta në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Gazetari Elton Qyno shkruan se viktimat rezulton se janë ndjekur në distancë, gjatë kohës kur kanë mbëritur deri tek një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras. Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim shtetasin Brilant Martinaj dhe dy personat e tjerë. Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushkë. Pikërisht ky person, shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushkë, ende nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Mendohet se ai mund të jetë personi që ka informuar vrasësit me pagesë për vendin ku kishte lënë shënjestrat, por deri më tani nuk ka asnjë provë për këtë gjë. Ai e dinte që si Martinaj edhe Vata duhet të dilnin nga zona e sigurtë, pasi ishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat. Prandaj të dy u larguan sërish në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët, derisa u kanë dalë para dhe u kanë zënë pritë. Nga makina 3 persona dhe kanë hapur zjarr në shpejtësi të pagabueshme, duke mos u lënë kohë viktimave që të reagojnë. Pasi kanë mbaruar punë janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Lëvizje e dyshimtë kjo duke marrë parasysh faktin që të tre viktimat ishin nga zona e Kurbinit, e ajo ishte vendi ku kishin influencën më të madhe. Por megjithatë autorët janë futur drejt asaj zone, e më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu